

PËR NE
Kika & Associates është shoqëri ligjore që vepron në Kosovë. Ne i sigurojmë shërbime profesionale ligjore individëve dhe bizneseve në disa fusha punës.
Shërbimet tona përfshijnë të gjitha aspektet ligjore të çdo faze të biznesit: prej para-themelimit, te themelimi, punësimi, zgjerimi, veprimtaria, deri te mbyllja.
Përparësia jonë është që ne jemi të shkathët dhe i trajtojmë çështjet e klientëve tonë me qasje të individualizuar. Ne i ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme klientëve tonë dhe gjithashtu i këshillojmë në apektin ligjor rreth planeve të tyre.
Përveç asaj, ne gjithashtu jemi të angazhuar në zhvillimin e ligjit. Ne i përdorim aftësitë dhe përgatitjen tonë që të ndikojmë në ndryshimin e vendit tonë duke marrë përsipër raste të cilat sjellin zhvillim domethënës ligjor e shoqëror.
Ne besojmë se duhet të jemi ndryshimi që duam ta shohim në botë, prandaj ia përkushtojmë kohën tonë çështjeve të tilla.
Në përgjithësi, ne ju bëjmë të keni besim në përfaqësimin tuaj si klienti jonë.
SHËRBIMET
E DREJTA KOMERCIALE & KONTRAKTUESE
Ne i sigurojmë bizneseve dhe individëve shërbime ligjore në të gjitha aspektet e të drejtës komerciale dhe kontraktuese.
Qoftë themelimi i zhvillimit të biznesit në Kosovë, hartimi, rishikimi apo negocimi i kontratave, apo ndonjë këshillë të specializuar lidhur me aktivitete komerciale, ju mund të mbështeteni tek ne për zgjidhjen më të duhur.


Ne marrim përsipër raste dhe angazhohemi në çështje të cilat besojmë se mund të sjellin ndryshime të mëdha shoqërore dhe ligjore. Ne i mbështetim OJQ-të lokale për të vënë në lëvizje rastet që ekspozojnë strukturat e padrejta në sistem që të kontribojnë në reforma ligjore dhe trajtim të drejtë të grupeve të margjinalizuara.
Çështjet që prekin shoqërinë e gjerë janë të rëndësishme për ne prandaj përkushtimi profesional për ndryshim shoqëror është kyç për punën që e bëjmë.

Ne jemi të specializuar në sigurimin e shërbimeve ligjore për kompanitë fillestare dhe zhvilluese në industritë e TI dhe FinTech.
Ne punojmë me zhvillimet më të reja në këtë fushë dhe jemi të angazhuar në drejtimin e kërkesave rregullative për lehtësimin e biznesit të kompanive në tregjet e tyre. Puna jonë përfshin por nuk është e kufizuar në: rregullativë dhe pajtueshmëri, ndërmarrje të përbashkëta, marrëveshje për outsourcing, marrëveshje të zhvillimit të shkathët të softuerit, dhe marrëveshje të licencimit dhe të përdoruesit e fundit. Me ne, sipërmarrësit apo ekspertët e industrisë mund të punojnë
lirshëm në biznesin e tyre duke u mbështetur tek ne për këshilla lidhur me trajtimin e çështjeve rregullative apo ligjore.
Ne ofrojmë një gamë të shërbimeve për punëdhënës dhe punëtorë.
Ne i këshillojmë dhe përfaqësojmë klientët tonë në çështje si përfundim i gabuar i punësimit, kërkesa për paga, diskriminim në punë, etj. Ne gjithashtu i sigurojmë këshilla punëdhënësve lidhur me obligimet e tyre ligjore të politikave të punësimit dhe i japim këshilla praktike në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në punë.

EKIPI


RINA KIKA
Rina është avokate (anëtare e Odës së Avokatëve) me shumë vite përvojë në pozita të ndryshme.
Ajo e filloi karrierën e saj ligjore gjatë përfundimit të studimeve bachelor duke punuar si praktikante në disa
projekte të USAID-it në Kosovë, dhe pastaj si hulumtuese ligjore. Ajo vazhdoi punën e saj si bashkëpunëtore
ligjore në Zvicër, dhe u kthye në Kosovë ku vazhdoi të punojë në projekte pro bono dhe me disa firma ligjore dhe OJQ.
Ajo ka diplomë bachelor në Juridik nga Universiteti i Prishtinës, një LL.M. nga Universiteti i Cyrihut, po ashtu edhe një LL.M. nga Duke University në SH.B.A. Gjatë shkollimit ajo ka fituar katër bursa dhe së voni ka fituar çmimin Vullnetari i Vitit për kontributet e saj në Zhvillim Shoqëror dhe Aktivizëm. Ajo gjithashtu ka punuar për Klinikën për të Drejtat e Njeriut gjatë kohës së saj në Duke, dhe themeloi këtë firmë ligjore pasi që u kthye në Kosovë.
Ajo flet rrjedhshëm shqip, anglisht, dhe gjermanisht, dhe gjithashtu mund të bisedojë në italisht.
VJOSA KIKA
Vjosa është eksperte ligjore me fokus në të drejtën biznesore dhe financare.
Karriera e saj filloi me një pozitë në një projekt të USAID-it në Kosovë si hulumtuese ligjore, dhe pastaj duke punuar si Specialiste e Lartë Ligjore në Raiffeisen Bank ka fituar përvojë të veçantë lidhur me rregullativën e aplikueshme për institucionet financiare dhe bizneseve që ofrojnë shërbime financiare.
Ajo po ashtu ka ligjëruar të Drejtën Biznesore si
asistente vullnetare në Kolegjin Riinvest.
Ajo ka diplomë bachelor në Juridik nga Universiteti i Prishtinës, ka kaluar kohë si studente në Universitetin e Grazit, dhe ka LL.M. nga The Ohio State University për të
cilën ka fituar bursë. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në dy gara për Arbitrazhin Ndërkombëtar Komercial në Vjenë dhe Uashington D.C.
Ajo flet rrjedhshëm shqip dhe anglisht, dhe aspiron të jetë fluidez en Español.
KONTAKTI
Rr. Edith Durham B1
10000 Prishtinë
Kosovë